Smakiqi për “kërcënimet” ndaj Osmanit: Ose po bënë lajmërim të rrejshem të veprave penale ose për moslajmerim

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Avokati Xhevdet Smakiqi, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani, ka bërë vepër penale, duke mos lajmëruar personat që e kanë kërcënuar atë. 

Sipas Smakiqit, moslajmërimi i veprave penale, përbënë veper penale nga neni 378 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, Smakiqi ka thënë se presidentja Osmani ose po bënë lajmërim të rrejshem të veprave penale ose po bënë moslajmerim të veprave penale.

Postimi i plotë i tij:

Shefja e Shtetit fshehë vperat penale dhe kryesit te saj.

Moslajmërimi i vepreave penale apo kryeseve te tyre nga secili qe ka dijeni përbënë veper penale nga neni 378 i Kodit Penal te Republikes se Kosoves KPRK-se.

Kurse Presidentja Osmani dje me dekleratat e saj se dikush e ka kërcenuar e duke qene se ushtron aktualishtë poziten e Presidentes se Kosoves me moslajmerim te kryesve apo vepres penale te kercenimit e shantazhit dyshohet se ka kryer vepren penale nga neni 378 par 1 lidhur me  1.4 te KPRK-së.

Kjo sa i perket aspektit juridik penal ku tregon se as juriste me J te madh nuk është Vjosa Osmani.

Kurse nga aspekti politik Presidentja Osmani po mbjellë kulturë anarkie e pasigurie juridike duke perquar mesazhin te qytetaret dhe atyre qe jane ne dijeni te veprave penale dhe kryesve te tyre qe MOS ti lajmrojnë te organet ligjzbatuese.

Prandaj është skandaloze deri ne qiell një precedent i kultures se ulët te nje juristje qe eshte edhe Presindente e nuk i beson sistemit juridik te shtetit te saj ku formalo juridikshte eshte shefi i shtetit.

Këtu s’ka dilema Vjosa Osmani ose po bënë lajmërim te rrejshem te veprave penale ose po bënë moslajmerim te veprave penale.

KPK dhe KGJK duhet te forcojë edhe me tutje pavarësinë e tyre karshi sulmeve te pa skrupllta te Shefes se Shtetit ndaj gjyqësorit.

Të ngjashme