Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 në mungesë kuorumi ka shtyrë mbledhjen për të hënë.
Kryetari i komisionit Xhelal Sfeçla tha se takimin do të shtyhet për 13 maj në ora 09:00, raporton Ekonomia Online.
“Nuk ka kuorum prandaj e shtyjmë për ditën e hënë në ora 09:00”.
Komisioni në shqyrtim kishte draft-raportin e Komisionit.