S’mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejta, deputetët në seancë

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 10:34 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim nuk e ka shqyrtuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, si dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryetari i komisionit, Xhelal Sveçla, tha se kjo mbledhje shtyhet si pasojë e mungesës së kuorumit.

Ai kërkoi që deputetët të jenë më të përgjegjshëm dhe të vijnë në komisione.

“Lus deputetet me qenë më të përgjegjshëm”, tha ai.

“E shtyjmë mbledhjen deri në një njoftim të radhës kur të arrihet kuorumi”, njoftoi Sveçla.

Për në ora 10:00 është thirru seancë ku do të diskutohet për iniciativën për formimin e Tribunali për krimet serbe në Kosovë.

Të ngjashme