Forumi Kombëtar Serb (SNF) ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për ndërhyrje politike dhe largime masive të punëtorëve serbë nga ‘institucionet serbe’ që funksionojnë në Kosovë, duke pretenduar se shkarkimet po përdoren për të detyruar integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në sistemin e Kosovës.
Është e ditur se strukturat ilegale të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë, që financohen nga Serbia nuk janë thjesht kujdes shëndetësor paralel dhe arsim që funksionon me planprogram të Serbisë sepse ato po shfrytëzon aktivisht dhe sistematikisht për qëllime të tjera, sipas interesave të Beogradit.Sipas SNF-së, në vendimet për ndërprerjen e kontratave të punës thuhet se punëtorët janë larguar për shkak të bindjeve të tyre politike dhe deklarimeve publike “në kundërshtim me interesat e popullsisë serbe në Kosovë dhe Metohi”. Organizata pretendon se urdhri për këto masa ka ardhur drejtpërdrejt nga Beogradi, me synimin që t’i krijohet kryeministrit Albin Kurti hapësirë për integrimin e ‘institucioneve’ të mbetura serbe në sistemin kosovar.