Sociologu: Shumë punëtorë socialë sot, fatkeqësisht, nuk janë profesionistë të mirëfilltë, por militanta partiak

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Sociologu Jeton Brajshori ka reaguar në lidhje me keqtrajtimin e 5-vjeçarit në Lipjan, për çka tha se shumë punëtore socialë sot nuk janë profesionistë të mirëfilltë, por militanta partiak.

Ai ka shkruar se puna e punëtorit social, mbi të gjitha është punë humane, dhe jo vetëm një vend punë për të marrë një rrogë.

“Shumë punëtorë socialë sot, fatkeqësisht, nuk janë profesionistë të mirëfilltë, por militanta partiak. Për këtë arsye, në shumë raste mungon qasja e duhur profesionale ndaj rasteve të ndjeshme. Puna e punëtorit social është mbi të gjitha punë humane, që kërkon përkushtim maksimal, empati, përgjegjësi dhe veprim, jo vetëm një vend pune për të marrë rrogë. Rasti në Lipjan e dëshmon më së miri këtë realitet. Edhe zonja që e ka raportuar rastin meriton vëmendje dhe mbështetje profesionale, pasi përjetimi i situatave të tilla traumatike mund të lërë pasoja serioze. Është e domosdoshme që institucionet dhe profesionistët të dalin më shumë në terren, të hulumtojnë dhe të identifikojnë raste të ngjashme, sepse me shumë gjasë ka edhe të tjera që mbeten të padukshme ose nuk ka kush ti lajmëroj. Shpëtimi i jetëve është akti më sublim që një shoqëri mund të bëjë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme