Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, insistoi se ai nuk ka asnjë problem me mesfushorin Paul Pogbës, përkundër deklaratave dhe spekulime për një transferim të mundshëm të francezit në Real Madrid.
Gjatë kohës kur ishte me ekipin kombëtar të Francës, Paul Pogba tha se është një ëndërr të luash për Zinedine Zidane. Pastaj, trajneri i Real Madridit e zbuloi dashurinë e tij për mesfushorin e Manchester Unitedit në një konferencë për shtyp.
Spekulimet për një transferim të mundshëm në Real Madrid – që kishte tentuar ta transferonte Pogbën edhe në vitin 2016, kur francezi e preferoi kalimin në “Old Trafford – vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave, mirëpo trajnerit Ole Gunnar Solskjaer nuk i bëjnë përshtypje.
Norvegjezi, që së fundi u konfirmua trajner permanent i Manchester Unitedit pas katër muajve si trajner i përkohshëm, thotë se ai e ka një marrëdhënie të mirë me mesfushorin francez, i cili beson se do të mbetet i rëndësishëm për skuadrën edhe në të ardhmen.
“Nuk më shqetëson mua sepse unë dua të ulem me të dhe të flasim. Unë kam biseduar me Paulin tashmë dhe jemi në rregull. Ai do ta japë më të mirë e tij këtu sepse e di që e dua shumë, si lojtar e si njeri”, ka thënë Solskjaer.
“Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk kemi asnjë problem, ai është i rëndësishëm këtu”.
Pogba i ka shënuar 11 gola dhe i ka asistuar nëntë të tjera në 28 paraqitjet e tij me Manchester Unitedin në këtë sezon të Premierligës, që është në pozitën e pestë me baras pikë me Tottenhamin në vend të katërt.