Solskjaer për ndeshjen me Newcastlen: Ronaldo do të luajë

| 10 Sht 2021 | 17:37 | Nga

Cristiano Ronaldo me shumë gjasa do të debutojë me Manchester Unitedin këtë fundjavë kundër Newcastles.

Ndeshja zhvillohet në “Old Trafford” të shtunën, më 11 shtator nga ora 16:00.

Solskjaer foli për shanset e tij për të luajtur në konferencën e fundit për shtyp.

“Ai kishte një parasezon të mirë me Juventusin. Ai luajti për ekipin kombëtar, ai kaloi një javë të mirë këtu me ne. Herët a vonë ai patjetër do të jetë në fushë, kjo është e sigurt”, ka thënë Solskjaer për ndeshjen me Newcastlen.

Portugezi u kthye në grup të martën pas angazhimeve me kombëtaren, dhe vetëm një ditë para konferencës Solskjaer ai kishte folur me faqen zyrtare të klubit në bisedë me ish-shokun e skuadrës Wes Brown .

Të ngjashme