Sonte: Donjeta Sadiku përballet me rusen në meçin final

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 11:32 | Nga

Donjeta Sadiku, do të boksojë sonte, e jo të dielën siç ishte paralajmëruar.

Finalja e evropianit në boks, do të zhvillohet sonte nga ora 18:00, njofton Klan Kosova.

Kosovarja në ndeshjen për medaljen e artë përballë do ta ketë boksierin nga Rusia, Ludmila Voronstova.

Ky meç është për kategorinë deri në 57 kg, do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, njofton Klan Kosova.

Edhe Donjeta edhe Ludmila deri në finale kanë mposhtur nga 3 kundërshtare me rezultet bindëse 5 me 0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme