Kampioni i botës në peshate rënda do të përballet me sfiduesin në Cardiff Principality Stadium në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve në stadium dhe milionave që do ta ndjekin nga ekrani.
Anthony Joshua sot do të mbrojë titujt kampion për pesha të rënda në IBF dhe WBA ndaj Carlos Takam, pasi kundërshtari i tij i parë Kubrat Pulev është tërhequr nga gara për shkak të lëndimit.
Meçi i madh, që nisë në orën 23:00(sipas kohës sonë), në të cilin favorit në këtë takim cilësohet Joshua, do të zhvillohet në Cardiff Principality Stadium të Uellsit dhe tashmë janë shitur mbi 70,000 mijë bileta.
Kjo do të jetë lufta e parë e Joshuas pas triumfit ndaj VCladimir Klitschkos në Wembley në prill të këtij viti, ndërsa vlen ë theksohet se Joshua në matjet zyrtare ka peshuar 114 kilogramë, ndërsa Takam 107 kilogramë.