Sonte kompletohen çiftet çerekfinaliste në Champions League

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmja e sotme sjell ndeshjet e fundit të 1/8-ës në UEFA Champions League.

Barcelona pret Newcastle United pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, një duel totalisht i hapur për kualifikim.

Në Londër, Tottenham kërkon mrekullinë ndaj Atletico Madrid, pasi spanjollët fituan bindshëm 5-2 në takimin e parë. Ndërkohë, Bayerni është praktikisht i kualifikuar pas fitores së thellë 6-1 ndaj Atalanta në ndeshjen e parë.

Në “Anfield”, Liverpooli synon përmbysjen ndaj Galatasarayt, pasi anglezët humbën 1-0 në Turqi.

Të ngjashme