Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka komentuar deklaratat e deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”.
“Me sonte po duket që Molliqaj i dha fund aventurës. Siç do ta marrë vesh shpejt, edhe ata miq që i ka pasur aleat, do ta lënë një nga një sepse apetiti për pushtet është më i madh se dëshira për diçka progresive”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ai thotë se pajtohet me shumicën e këtyre gjërave që po i theksoi Molliqaj në një debat televiziv.
“Por ai ka qenë kontribues i ndërtimit të një organizate e cila kur dikush jashtë saj i ka thënë këto kritika, është sulmuar e linçuar pa mëshirë. Në një mënyrë ose tjetër, LVV do të dalë shumë më e dobët nga kjo luftë personalitetesh, ndoshta edhe nuk do ta marrë veten kurrë”, është shprehur ai