Sopranoja Maria Sardaryan, fituese e festivalit ‘Marie Kraja’ në Tiranë

Prishtinë | 30 Mar 2024 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Maria Sardaryan sopranoja nga Armenia është shpallur fituese e edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar “Marie Kraja” që u mbajt për dy netë më radhë, 28 dhe 29 mars në Teatri Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Çmimin e dytë e mori shqiptarja Juana Shtrepi dhe çmimin e tretë baritoni nga Koreja e Jugut, Seungwo Sun.

Sopranoja italiane Clarisa Costanzo, mori çmimin e këngës që jepet nga orkestra e festivalit.

Në këtë festival konkurruan 16 vokale unike të përzgjedhura nga 5 kontinente  në dy disiplina, gara e arieve dhe ajo e këngës.

Gjatë këtij eventi ndërkombëtar, u performuan edhe duete me artistët e muzikës shqiptare, si Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Lind Islami, Era Rusi, Kejsi Tola dhe Enxhi Nasufi./atsh

Të ngjashme