Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së mbi ujdinë për zbatimin e Ligjit për të Huajt

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen ka dhënë detaje për takimin që pati me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, Jean-Pierre Lacroix

Sorensen bëri të ditur përmes një postimi në X se foli me Lacroix për zhvillimet e fundit në dialog duke iu referuar marrëveshjes për zbatimin e Ligjit për të Huajt në Kosovë.

“Shkëmbim i mirë me Lacroix mbi zhvillimet e fundit në dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që mundësoi arritjen e marrëveshjes fundjavën e kaluar dhe nevojën për përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023”, tha Sorensen.

Ai shtoi se mezi pret diskutime të mëtejshme në OKB javën e ardhshme.

Të ngjashme