Sot disa lagje në Prishtinë pa ujë

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 08:21 | Nga

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar se në rrugën “Luan Haradinaj“, lagjen”Pejton”,”Dardania”, “Lakrishte” dhe ”Kalabria” sot duke filluar nga ora 09:00-17:00, gjithsej 8 orë, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas ujësjellësit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, gjegjësisht mundësimi i instalimit të pusetave zonale në kuadër të projekteve investive të KRU”Prishtina”, puseta që do të instalohen te Stacioni i Policisë në Qendër të Prishtinës dhe te Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

këtë rast, përveç zonave të lartcekura, mungesën e ujit të pijshëm do e ndjejnë edhe konsumatorët te Qendra e Regjistrimit Civil.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme