Sot ditë zie në Kosovë

Prishtinë | 24 Kor 2016 | 09:17 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të dielën (24 korrik 2016), ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmit të djeshëm terrorist në Mynih, ku në mesin e viktimave janë edhe shtetas të Kosovës, dhe në solidarizim me popullin gjerman.

Siç thuhet në njoftim, me vendim të presidentit Thaçi, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Në Munih të Gjermanisë, të premten në mbrëmje, pas një sulmi terrorist u vranë Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme