Sot fillon afati për votim me postë nga diaspora

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 07:10 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë̈ qytetarët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 deri më 12 shkurt për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi të hënën se më datën 2 shkurt për aplikacionet e konfirmuara pritet të fillojë procesi i votimit me postë.

“Të gjithë qytetarët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, tha ai.

KQZ dje ka bërë të ditur se ka pranuar një raport jo përfundimtar nga shërbimi votues lidhur me periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Numri i përgjithshëm i aplikacioneve të vendosura në sistem ka qenë 175.273.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme