Organizata Iniciativa për Progres – INPO po vazhdon aktivitetet e “Javës së Aktivizmit”, që po zhvillohen në 7 komuna, duke njoftuar qytetarët për liberalizimin e vizave.
Aktivitetet kanë filluar më 07 korrik në Gjilan. Kurse, dje në Prishtinë janë shpërndarë fletushka për liberalizimin e vizave. Ndërsa, sot në Gjakovë, përveç shpërndarjes së fletushkave, është paraparë të mbahet një ligjëratë për BE-në.
Fushata do të vazhdojë më 11 korrik në Pejë, pastaj në Mitrovicë, Ferizaj dhe Prizren.