Sot intervistohet Bislimi për rastin e Faton Pecit

Prishtinë | 18 Qer 2025 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me hetimet në lidhje me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Rasti është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale që përfshin marrëveshje dhe procedura të kryera brenda kësaj ministrie, e cila aktualisht udhëhiqet nga ministri në detyrë Faton Peci.

Të ngjashme