Nga sa kam parë, kur flitet për futbollin tonë në këtë kampionat evropian, dhe përfaqësimin e tij atje, dalloj këto lloj tipologjie ligjërimesh:
Përsa më përket unë them se sot në ndeshjen Shqipëri – Kroaci luhet fati i suksesit apo i dështimit të kësaj skuadre në kampionat, fati i suksesit apo i dështimit të federatës, Silvinjos, dhe i ekipit.
Pse? Sepse gjithkush tanimë e sheh qartë se jami larg cilësisë së futbollit evropian. Shumë larg. Përfaqësimi ynë pati këtë të mirë sepse na lejon ta shohim me sy hapur këtë.
Kurse pretendimet tona nuk ka përse të mos jenë reale në planin ballkanik ose përreth tij. Këtu po ne duhet të jemi në gjendje të matemi me vlerat më të mira sikurse është edhe Kroacia.
Utopitë që ne të luajmë fatet e Evropës apo të botës janë jo vetëm budalliqe, por edhe shumë të dëmshme dhe të rrezikshme sepse na cojnë në disfata dhe zhgënjime. Nuk është fjala te një veprim si koka e Hysajt, apo goli i humbur në fund që mund të sillte një rezultat tjetër. Këto janë vogëlsira që nuk duhet të na bëjnë të mos shohim thelbin.
O barazojmë dhe fitojmë sot, dhe duhet ta konsiderojmë të mbyllur pothuajse me suksesin realisht të pritshëm përfaqësimin, ose mundemi dhe atëhere do të ketë vend për të hapur një debat të madh: A është kjo politika që duhet për të ndërtuar futbollistikën kombëtare?
Ja çfarë mendoj përtej komenteve edhe me humor ndonjëherë! Me këtë rast përshëndet të gjithë fantazistët dhe etno-tifozët propagandistikë duke ju uruar një ndjekje të bukur të ndeshjes!
Uroj nga zemra fitore! (Nëse do të kemi këllqe sigurisht! Dhe mendoj se i kemi për këtë ndeshje duke uruar që trajneri të mos bëjë gafat e ndeshjes së parë dhe pastaj të na japë supë me lugë bosh!) Janë pak fantazistë dhe rrëfimtarë brazilianët :))