Gjykata Themelore e Pejës sot do të mbajë seancë dëgjimore për të caktuar masën e paraburgimit ndaj xhudistit të Kosovës, Akil Gjakova. Në Kosova Today të Klan Kosovës, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se seanca dëgjimore do të mbahet duke filluar nga ora 15:00 me kërkesë të prokurorisë. Gjakova akuzohet […]
Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij

Gjykata Themelore e Pejës sot do të mbajë seancë dëgjimore për të caktuar masën e paraburgimit ndaj xhudistit të Kosovës, Akil Gjakova.
Në Kosova Today të Klan Kosovës, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se seanca dëgjimore do të mbahet duke filluar nga ora 15:00 me kërkesë të prokurorisë.
Gjakova akuzohet për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.

















