Sot nga ora 10:00 fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit.
Mandati i të parit të Kuvendit i takon PAN-it dhe PDK ka njoftuar se kandidat për këtë pozitë do të jetë Kadri Veseli, por kandidatura e tij është kundërshtuar nga dy partitë tjera, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
PAN ka njoftuar se i ka votat për të zgjedhur kryeparlamentarin dhe për ta formuar qeverinë, por dy partitë rivale, kanë deklaruar në vazhdimësi se PAN nuk i ka numrat.
Rendi i ditës së seancës: