Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë takimin e radhës.
Sipas njoftimit, përveç tjerash në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për faljen e borxheve publike.
Mbledhja do të fillojë sot në orën 11:00.
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-110 për Kamatvonesat në transaksionet tregtare,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-024 për Shërbimin Mjekësor Emergjent,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-066 për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Kosovës,
Emërimi i anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,
Zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (votim i fshehët),
Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, (votim i fshehtë),
Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (votim i fshehtë),
Zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (votim i fshehtë),
Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Media (votim i fshehtë),
Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Media,
Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.