Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, transmeton Klan Kosova.