Zonat anticiklonike nga Atlantiku do të vazhdojnë të shtrihen mbi tërë Kosovën, duke kushtëzuar mot të nxehtë dhe stabil në ditët e para të kësaj jave.
Mirëpo, rreth viseve malore ekzistojnë mundësi për zhvillime të vranësirave lokale, që orëve të pasdites do të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu dhe bubullima.
Nga mesi i javës fusha të presionit të ulët do të depërtojnë mbi rajon, ku sërish pritet të favorizojnë mot jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima.
13.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.
14.08-15.08 – Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, por që mbeten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 16C, ndërsa maksimalet 28C deri në 31C.
Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë nga verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet pak e lartë mbi vlera normale, me tendencë që gradualisht të zbres rreth këtyre vlerave.