Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë që dita e sotme të jetë pak më e freksët se ditët e kaluara.
Sipas IHMK-së që nga dita e martë temperaturat maksimale do të ulën për 6-8 gradë Celsius.
Do të ketë vranësira të cilat nuk do të jenë stabile dhe vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.