Sot në Shqipëri opozita në protestë, Berisha nuk përjashton asnjë skenar

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Këtë të shtunë, në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.

Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët gjatë ditën e djeshme, Berisha pati një thirrje për Policinë e Shtetit, ku kërkoi që mos të revoltojë protestuesit, pasi ata do shprehin zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

I pyetur sesa do të zgjasë protesta, kryedemokrati tha se kjo do të varet nga populli opozitar.

Partia e Lirisë dhe parti të tjera opozitare, gjithashtu do të marrin pjesë në protestë. Ish-presidenti, Ilir Meta ka folur me tone më të buta, duke u shprehur se protesta do të jetë shembull qytetarie.

Të ngjashme