Nga pasditja e ditës së sotme një front nga drejtimi i lindjes me presion të ulët do të depërtojë mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot me vranësira të ç’rregullta të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin deri në 6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja.