Sot rivarrosen eshtrat e martirëve të masakrës së Rezallës, të gjetur në varreza masive në Kizhevak të Serbisë

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Sot do të organizohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të martirëve të masakrës së Rezallës, të cilët janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.

Ceremonia e rivarrimit pritet të bëhet në ora 14 në Kompleksin e varrezave të martirëve në Rezallë.

“Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, organizohet ceremonia e rivarrimit për martirët e masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme