Sot shënohet përvjetori i ditës kur u vra Falcone. E motra tregon si e mësoi vrasjen

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Sot shënon përvjetori i masakrës së Capaci-t, kur në vitin 1992, një atentat mafioz, i kryer nga Cosa Nostra, vrau Giovanni Falcone, gruan e tij Francesca Morvillo, gjithashtu edhe ajo gjykatëse, si dhe agjentët e shoqërimit Vito Schifani, Rocco Dicillo dhe Antonio Montinaro.

Falcone është simboli i shumë gjyqtarëve, policëve dhe gazetarëve antimafia që ranë për hir të principeve të tyre, viktima të atentateve të krimit të organizuar përpara dhe pas atentatit të Capacit. Maria Falcone motra e tij, tregon për CorriereTv se koha për të, ka ngecur në datën 23 të 1992.

“Isha në shtëpinë time. E kisha pjekur tortën për Giovanni-n që kishte ditëlindjen më 18 por nuk mundi të vinte. Ai më tha se do të vinte në datën 22, por më pas vendosi të vinte të nesërmen në mëngjes për të pritur Françeskën, gruan e tij. Ajo pritje ishte fatale.

Më 23 maj isha në shtëpi. Më thirri një shoqe, por ajo nuk donte të thoshte asgjë, më kërkoi të flisja me burrin tim dhe nga fytyra e saj kuptova që kishte ndodhur diçka e rëndë. Kur mbërrita në spitalin Civic, më takoi Paolo Borsellino. Nuk do ta harroj kurrë atë bluzën e gjelbër të Lacoste me të cilën u përqafova: “Vdiq pak minuta më parë në krahët e mi”, më tha. Për mua është sikur koha të ketë ngecur në atë moment. Pra, për mua nuk është përvjetori i tridhjetë, por është vetëm 23 maji “, u shpreh Maria Falcone./L.F-dritare.net

Të ngjashme