Sot shkatërrohen 2 382 armë të vogla dhe të lehta

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 07:30 | Nga

Kosova do t`i bashkohet Ditës ndërkombëtare vjetore për shkatërrimin e armëve të vogla.

Me mbështetjen e Zyrës së Jashtme Gjermane dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, do të shkatërrohen 2 382 armë të vogla dhe të lehta (AVL), përkatësisht 888 armë të shkurtra dhe 1 494 armë të gjata të zjarrit si dhe mijëra pjesë të tyre.

Në ceremoninë e shkatërrimit të armëve do të marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha; zëvendëspërfaqësuesja Rezidente e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo; përfaqësuesja nga Ambasada Gjermane në Kosovë, Henriette Kötter dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Ngjarja e shkatërrimit të armëve do të përdoret edhe për lansimin e fushatës “Festo me zemër, dhe jo me armë” për zvogëlimin/parandalimin e zjarrit festiv, që është një bashkëpunim me UNDP SEESAC e që mbështetet nga Bashkimi Evropian. Armët e shënjuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre për hetimin e krimeve.

Ceremonia do të mbahet në restorant “Anija” në Janjevë, duke filluar nga ora 10:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme