Gjatë ditës së sotme në Superligën e Kosovës do të zhvillohen dy super ndeshje.
Xhiroja e 29-të e Superligës së Kosovës vazhdon edhe sot me dy ndeshje të tjera, ku vëmendja është në stadiumin e Gjilanit, raporton lajmi.net.
SC Gjilani do të pres skuadrën llapjane KF Llapi për të zhvilluar ndeshjen e radhës në Superligë.
‘Skifterat’ pothuajse kanë siguruar vendin e katërt në tabelë dhe luajnë vetëm për qetësi në këtë takim, ndërsa Llapi kërkon që të shkojë më lartë sesa pozita e 7-të në tabelë.
Në anën tjetër, ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Prishtinës dhe Arbërisë, ku kjo e fundit po lufton për të siguruar një vend në tabelë.
Të dy takimet zhvillohen në orar të njëjtë, me fillim nga ora 15:00