Sot zgjedhet kreu i ri i myslimanëve të Shqipërisë

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Në garë janë 4 kandidatë, ndërsa një ditë më parë kreu aktual i KMSH, Skënder Bruçaj, është tërhequr nga gara për një mandat të dytë. Dyshohet se vendimi i tij erdhi pas një presioni tê madh prej presidentit turk Erdogan tek autoritetet shqiptare. Erdogan e akuzonte Brucajn si tē lidhur me Fetullah Gulen.

Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KMSH, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës.

Do të jenë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë do të zgjedhin kryetarin për një mandat 5-vjeçar.

Rezultatet e votimit pritet të bëhen sot publike. / Lapsi.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme