Spalletti dënohet me 10 mijë euro pas ndeshjes me Sassuolon, ka bërë diçka të turpshme

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 17:12 | Nga

Trajneri i Inter Luciano Spalletti është gjobitur me 10,000 euro për shkak se ka ofenduar ofenduar arbitrin pas humbej ndaj Sassuolos.
Zikaltrit janë mposhtur 1-0 në Mapei, ndeshja e katërt radhazi që humbasin ndaj skuadrës Emiliane.

Pas ndeshjes, Spalletti ka përdorur fjalor të rëndë ndaj arbitrit, konfirmon Lega Serie A, e cila e ka gjobitur me 10,000 euro duke i dhënë një paralajmërim zyrtar.

Walter Mazzarri, trajneri i Torino-s, gjithashtu ka marrë një paralajmërim pas gjesteve të tij në fushë teksa është ankuar për disa vendime në humbjen ndaj Roma-s.

Udinese është gjobitur me 4,000 euro për shkak të fishekzjarrëve të hedhur në fushë.

Napoli është gjobitur 2,500 euro pasi tifozët gjithashtu kanë lëshuar fishekzjarrë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme