Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i është afruar në fillim të seancës deputetit të LDK-së, Paris Gurit, dhe i ka dhënë një shishe qumështi për fëmijë, raporton Ekonomia Online. Ky veprim i Bahtirit vjen disa ditë pasi Guri deklaroi se ai vetë do të votonte për kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin nga VV-ja. Nga video […]
Bahtiri i VV-së ia jep Guri të LDK-së një shishe qumështi për fëmijë, “mirënjohje” për votën për kryeparlamentar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, i është afruar në fillim të seancës deputetit të LDK-së, Paris Gurit, dhe i ka dhënë një shishe qumështi për fëmijë, raporton Ekonomia Online.
Ky veprim i Bahtirit vjen disa ditë pasi Guri deklaroi se ai vetë do të votonte për kryeparlamentar vetëm Agim Bahtirin nga VV-ja.
Nga video shihet se Bahtiri më pas i jep dorën Gurit dhe largohet për në ulësen e tij.
Guri pastaj i kthehet duke i thënë “e harrove këtu”.














