Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në Samitin Rinor të NATO-s 2025 theksoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për aleancën euroatlantike. Ajo u shpreh se, ndonëse rajoni është më paqësor sot dhe vendet bashkëpunojnë e shumë prej tyre janë anëtarësuar në NATO, retorika përçarëse, nacionaliste dhe separatiste vazhdon të jetë e pranishme.
Shekerinska theksoi se fjalët kanë rëndësi dhe se mund të jenë po aq të rrezikshme sa armët, duke kujtuar përvojat e viteve ’90. Ajo bëri thirrje për zgjidhje përmes bashkëpunimit dhe punës së palodhur, jo përmes urrejtjes. Sipas saj, NATO mbetet e angazhuar në rajon përmes misionit KFOR dhe mbështetjes ndaj përpjekjeve të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Presim që rajoni të ecë përpara drejt një Ballkani më perëndimor,” përfundoi Shekerinska.