Luciano Spalletti ka pranuar pas ndeshjes se Interi duket i paaftë të ruajë përqendrimin për periudha të gjata pas disfatës 4-1 ndaj Atalanta.
Nerazzurrët ishin duke kërkuar fitoren e tetë radhazi në Serie A dhe ishin të freskët nga një barazim 1-1 i Ligës së Kampionëve me Barcelonën, por u terrorizuan nga Atalanta që i mposhti thellë dhe kjo nuk i ka pëlqyer Spallettit.
“Për fat të keq, ne dukemi të paaftë për të mbajtur përqendrimin për periudha të gjata”, ka thënë fillimisht Spalletti për DAZN.
“Kjo do të thotë që u japim kundërshtarëve hapësirë shtesë dhe gabimet tona janë në fokus”.
“Ne i marrim ato gabime shumë lehtë dhe kur ne jemi kundër një skuadre që është si kjo e vendosur dhe mirë e organizuar, gjithçka bëhet më e vështirë”.
“Loja ishte duke shkuar në drejtimin që dëshironim pas barazimit, drejtimin që kishim shpresuar që nga fillimi, por humbëm shumë duele individuale dhe pozicionimi ynë ishte i gabuar”.
“Atalanta mbajti një qëndrim stabil që në fillim, por ne e shtymë deri në mes dhe për një kohë të dyja skuadra mund të kishin fituar”.
“Pastaj ne patëm një tjetër rënie në përqendrim dhe Atalanta mori avantazh nga goditjet e dënimit”, përfundoi trajneri italian.