Të shtunën mbrëma sezoni i futbollit të femrave në Spanjë hapet me derbin “El Clasico”, por që është pak më ndryshe. Në orën 18:00 në “Estadi Johan Cruyff”, për herë të parë FC Barcelona Femeni do të përballet me Real Madridin – ndonëse skuadra ende nuk quhet kështu.
Pas kërkesës së madhe Reali më në fund iu bashkua futbollit profesionist të femrave për edicionin 2019/20. Ekipi i femrave të Realit do të debutojë në udhëtim kundër Barcelonës, që pritet të jetë rivali më i madh, ngjashëm sikurse të meshkujt, shkruan sot Koha Ditore.
Barcelona është favorite pasi edicionin e shkuar arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, por Reali ka bërë disa blerje të mira në edicionin e ri, të cilave u prin Kosovare Asllani. Biletat tashmë kanë dalë në shitje me një çmim prej pesë eurosh dhe stadiumi pritet të jetë i stërmbushur për ndeshjen e parë historike të rivalitetit mes këtyre dy ekipeve edhe te femrat.