Spanja nuk do të ndjekë më shembujt që vijnë nga Italia kur bëhet fjalë për luftimin e koronavirusit.
Kësisoj, do të hapë më vonë kufijtë e saj dhe sektorin e turizmit në mënyrë që të mos vije te një valë tjetër e të prekurve me COVID-19, ka thënë sot qeveria spanjolle, përcjell El Pais.
“Italia shumë shpejt ka hequr masat për parandalimin e koronavirusit. Shpresoj që do të jetë gjithçka në rregull, por po rrezikon shumë”, ka thënë kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez
Italia ka kthyer gati komplet normalitetin në vend, pas pandemisë që e goditi shumë. Për 3 qershor ka paralajmëruar hapjen e kufijve për të gjithë turistët evropianë, ndërkohë Spanja planifikon që të mos lejojë lëvizjen e qytetarëve të saj brenda vendit deri në fund të qershorit, e për turistët e huaj nuk dihet se kur do të ndodhë kjo.
Spanja e Italia janë prej vendeve më të goditura nga COVID-19. Në Spanjë janë shënuar gati 280 mijë raste me infeksion, ndërkohë që kanë vdekur gati 28.000. E në Itali ka më pak të infektuar, mbi 227 mijë, ndërkohë ka më shumë raste të vdekjeve, mbi 32 mijë.