Spanja rrit fondet për UNRWA-në

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Spanja do të rrisë fondet e saj për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, pavarësisht se donatorët kryesorë kanë ndaluar kontributet e tyre.

Ky shtet do të japë një ndihmë shtesë prej 3.5 milionë eurosh, tha sot ministri i jashtëm, Jose Manuel Albares, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Situata e UNRWA është dëshpëruese dhe ekziston një rrezik serioz që aktivitetet e saj humanitare të paralizohen në Gaza brenda pak javësh”, tha ai.

Kujtojmë se vende të mëdha, përfshirë ShBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë ndërprerë fondet për agjencinë pas akuzave izraelite se disa nga stafi i saj morën pjesë në sulmin e 7 tetorit nga militantët e Hamasit.

Të ngjashme