Spanja e ka nisur furishëm Kupën e Botës “Katar 2022”.
Spanjollët mposhtën lehtë dhe bindshëm prej 7-0, Kosta Rikën, të mërkurën mbrëma në kuadër të Grupit E.
Të besuarit e Luis Enrique në çdo aspekt ishin dukshëm më të mirë së skuadra kundërshtare, duke dominuar plotësisht në terren dhe duke shënuar shtatë gola.
Spanja në pjesën e parë krijoj epërsinë prej 3-0, falë golave të Olmo-s (11’), Asensio-s (21’) dhe Torres-it (31’).
Edhe në pjesëlojën e dytë, futbollistët spanjoll nuk u ndalen duke realizuar edhe katër gola përmes Torres (54’), i dyti personal, Gavi (75’), Soler (90’) dhe Morata (90+3’).
Pas kësaj fitore, Spanja merr kreun e tabelës në Grupin E me tri pikë aq sa ka edhe Japonia; derisa Gjermani dhe Kosta Rika akoma nuk kanë arkëtuar asnjë pikë.