Spanja, shteti i parë në Europë që regjistron gjysmë milioni të infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 07:02 | Nga Ekonomia Online

Spanja është kthyer në shtetin e parë të Evropës që ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni persona të infektuar me Covid-19.

Aktualisht autoritetet spanjolle kanë raportuar për 525,549 persona të prekur nga Covid-19.

Ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në mbi 29 mijë.

Shifrat e të infektuarve janë rritur ndërkohë që miliona fëmijë janë kthyer nëpër ambiente shkollore.

Rreth një e treta e rasteve të reja dhe vdekjeve janë raportuar në Madrid, vendin e goditur më së keqi nga pandemia.

Spanja aktualisht po përballet me rritjen më të shpejtë të numrit të të infektuarve me këtë virus në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme