Spanja synon t’i rihapë kufijtë për turizëm në fund të qershorit

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Spanja synon t’i rihapë kufijtë për vizitorët nga fundi i qershorit ndërsa po vazhdon zbutjen e masave kufizuese ndaj koronavirusit.

Qeveria spanjolle javën e kaluar befasoi partnerët e Bashkimit Evropian duke vendosur masë karantine dyjavore për gjithë udhëtuesit që vijnë nga jashtë dhe duke mbajtur kufijtë e mbyllur me këtë, duke thënë se duhet evituar vala e dytë e COVID-19.

Por, ajo lëvizje thuhet se është e përkohshme dhe ministri i Transportit i Spanjës, Jose Luis Abalos, ka thënë se planifikohet në fund të qershorit të hapet vendi për turizëm.

“Nuk mund të lejojmë të huajt të udhëtojnë derisa popullata spanjolle është e izoluar. Nga fundi i qershorit, ne do të fillojmë me aktivitetin e turizmit, unë po shpreson. Duhet të bëjmë Spanjën një shtet atraktiv nga pikëpamja shëndetësore”, ka thënë Abalos për televizionin spanjoll “TVE”.

Turizmi është burim i 12 për qind të hyrave të Spanjës. Edhe me rihapjen e kufijve në fund të qershorit, të hyrat e industrisë do të bien nga 93 miliardë deri në 124 miliardë euro, sipas një raporti të grupit Exceltur që është publikuar muajin e kaluar.

Spanja është një nga vendet që është goditur më së rëndi nga koronavirusi, ku janë regjistruar 27.650 të vdekur dhe 231.350 të infektuar. Spanja gradualisht ka nisur të zbusë masat kufizuese që i ka vendosur që nga mesi i marsit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme