Mes situatës së acaruar politike, Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy pritet të takohet , sot me kabinetin e tij qeveritar për të vendosur sundim të drejtpërdrejtë mbi Katalonjën.
Qeveria spanjolle thotë se referendumi i mbajtur gati 3 javë më parë ka qenë i paligjshëm, ndërkohë lideri katalanas Carles Puigdemont shprehet se do të shpalle pavarësinë,.
“BBC” shkruan se si rrugëzgjidhje qeveria qendrore po përgatitet të marrë pushtetin.
Madridi do të zbatoj nenin 155 të kushtetutës, që lejon Spanjën të marrë sundimin e drejtpërdrejtë mbi një rajon.
Masat e tjera mund të përfshijnë edhe marrjen nën kontroll të forcave rajonale të policisë së Katalonjës.
Megjithatë neni 155 nuk i jep pushtet Spanjës që të pezullojë plotësisht autonomine e katanasve.