Specializantët protestojnë të enjten para MSh-së, iu refuzua pagesa e kujdestarive

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 10:11 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i specializantëve do të protestojnë gjatë së enjtes para ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Sipas organizatorëve protesta vjen ngase Komisioni për Buxhet dhe Financa ua ka refuzuar pagesat për kujdestari.

Dinora Mehmeti, përfaqësuese e specializantëve të Klinikës së Dermatologjisë, tha se kërkesat e tyre do t’i shqyrtojnë deri në pikën e fundit.

“Do të vazhdojmë me protestat  në vijim, ne do ta ndjekim rrugën tonë deri pikën e fundit, për arsye se jemi çdo ditë këtu deri në përfundimin e specializimit që është hiq më pak se pesë vite”.

Ajo njoftoi se kanë bërë një kërkesë si paralajmërim për protestë që do të mbahet të enjten nga ora 09:00 te ministria e Shëndetësisë.

“Nëse nuk kemi përgjigje pozitive ndaj kësaj proteste, gjithashtu do të vazhdojmë deri në rishqyrtimin e buxhetit të Kosovës”.

Edhe Flamur Lahu, përfaqësuese i specializantëve të Radiologjisë, në një prononcim për Ekonomia Online tha se specializantët tash e sa kohë janë duke kërkuar të drejtat e tyre.

“Ne kemi katër kërkesa kryesore. E para, kalimi i kategorisë së specializantëve nga vetëfinancimi në të rregullt, çështja e dytë është çështja e kujdestarive dhe dy të tjera janë ligji i pagave dhe çështja e ndryshim plotësimit të udhëzimit administrativ për shkollim specialistik që i bën të mundur këto kërkesa që ne po i kërkojmë”.

Lahu thekson se nga muaji korrik është ndërpre pagesa për kujdestari gjatë vikendeve dhe një gjë të tillë sipas tij, është e padrejtë.

“Unë si mjek i ri i Kosovës i bëj thirrje qeverisë, të gjitha organeve kompetente dhe relevante që çështjen e mjekësisë dhe veçanërisht shkollimit të kuadrove mjekësore ta marrin si prioritet nacional të shkallës së parë”.

Përfaqësuesi i specializantëve të Radiologjisë thotë se një mjek detyrohet t’i mbajë dy ose tre vende të punës në mënyrë që të siguroj familjen, raporton EO.

“Fatkeqësisht kërkesa jonë  për amendamenti nga Komisioni për Buxhet dhe Financa është refuzuar, por ne nuk do të ndalemi në kërkesat tona të cilat janë të drejta, janë legjitime dhe janë absolutisht të mundshme me u zbatuar”.

“Konsideroj që një deklaratë e tillë nuk i bën nder Kosovës, nuk i bën nder institucioneve të Kosovës sepse më shumë se kurrë popullit dhe Kosovës i duhet unitet,  i duhet bashkim dhe jo fragmentime, jo gjana të tilla përjashtuese, sepse mjekësia është një aset shumë i vlefshëm për çdo shtet aq më tepër për Kosovën që ende është e brishtë sa i përket mekanizmave shtetëror sepse dihet që jemi në vend ende i ri”. 

LEXONI EDHE

Të ngjashme