Pas protestës së specializantëve, reagon Ministria e Shëndetësisë

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 16:29 | Nga

Ministria e Shëndetësisë do të përpiqet që specializantët voluntarë të përfshihen në sistemin e pagave.

Kështu ka bërë të ditur kjo ministri përmes një komunikate për media pas protestës që disa nga specializantët bën para kësaj ministrie.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

Sot para Ministrisë së Shëndetësisë ka protestuar një numër specializantësh volunterë të gjeneratës 2016/2017.
Në mungesë të ministrit Uran Ismaili, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Kroaci, specializantët nuk pranuan të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre dhe punën që është bërë në drejtim të realizimit të e tyre.

Ministria e Shëndetësisë është në komunikim të vazhdueshme me të gjithë palët, përfshirë edhe Ministrinë e Financave, në mënyrë që sa më shpejtë të gjejë një zgjidhje ligjore për plotësimin e kërkesave të specializantëve volunterë.
Ministria e Shëndetësisë ka vullnetin dhe do të përpiqet maksimalisht që kjo çështje të zgjidhet me rishikimin e buxhetit në muajin qershor, në mënyrë që specializantët volunterë të mund të futen në sistemin e pagave.

Të ngjashme