Specialja fton edhe Xhavit Elshanin, i treti gjatë ditës së sotme

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 23:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-ushtari i UÇK-së, Xhavit Elshani, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Elshani përmes një postimi në Facebook. Ai thotë se nga Gjykata është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Përmes këtij postimi. Ai ka bërë të ditur se ftesën e ka pranuar fizikisht në shtëpinë e tij nga dy persona zyrtarë të Tribunalit të Hagës.

“Desha të njoftoj opinionin, miqtë, shokët dhe bashkëluftëtaret se sot më datë 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marrë ftesë për t’u paraqit në Hagë në cilësinë e dëshmitarit! Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës! I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj. Do të dëshmoj për pastërtinë e saj si e vetmja rrugë për lirin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se sot ftesë nga Gjykata Speciale kanë marrë edhe Durmish Gashi dhe Halil Çardaku.

Të ngjashme