Miratimi i dokumentit më të rëndësishëm për Dhomat e Specializuara të Kosovës, Rregullat e Procedurës dhe Provave, do të jetë dëshmi se këto dhoma nuk do të punojnë sipas juridiksionit të Kosovës.
Kështu beson avokati, Tomë Gashi, derisa shton se një gjë e tillë është vërtetuar me përbërjen e kësaj gjykate, që në stafin e saj të gjyqtarëve, prokurorëve dhe administratës nuk do të ketë as përkthyes nga Kosova.
“Shqiptarët e Kosovës do të jenë vetëm të akuzuarit dhe avokatët nëse ata do të zgjedhin ndonjërin”, është shprehur avokati Gashi në emisionin Kontakt, në TribunaChannel.
Sipas tij, funksionalizimi i Speciales do të jetë kopje e procedurave që janë aplikuar në Tribunalin e Hagës, pavarësisht deklarimeve të vazhdueshme të zyrtarëve shtetëror, se kjo Dhomat e Specializuara do të funksion ojnë në kuadër të sistemit juridik të Kosovës, dhe një gjë e tillë thotë Gashi është ka qenë vetëm formale.
Nëntëmbëdhjetë gjyqtarët e emëruar në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, Gashi thotë se vijnë kryesisht nga vendet që e kanë financuar këtë gjykatë.
Ai e quan të çuditshëm mos emërimi e deritanishëm edhe të prokurorëve.
Ai ka folur edhe për seancën e të enjtes nga autoritetet franceze, për shqyrtimin e lëndës ekstraduese ndaj ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Avokati Gashi shprehë bindjen se deri të premten Haradinaj “do të lirohet, juridikisht, teknikisht, dhe ligjërisht.”
Ai është skeptik në dakordimet që dolën nga takimi i presidentit, Hashim Thaçi, me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shefin e ekzekutivit, Isa Mustafa.
Sipas Gashit, mund të vazhdohet vetëm me themelimin e ushtrisë, por jo edhe me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe përcaktimin e kufirit me Malin e Zi.