Speciet njerëzore në shkatërrimin e kores së tokës një epoke “antropocen”

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 08:56 | Nga Shemsi Mustafa

Speciet njerëzore në shkatërrimin e kores së tokës një epoke “antropocen” – një epokë e re gjeologjike e formësuar nga njerëzimi

Sipas intensitetit të veprimtarisë të tri fushave më poshtë shpjeguar, viti 2100 do të rezultojë kulminacionin e ndryshimit të stratigrafisë së kores së Tokës, që mund të shkaktojë pasoja të gjera në mjedis dhe klimë gjatë kohës

Ndryshimet në stratigrafi ndikojnë aktivisht në proceset klimatike dhe gjeologjike.

Kjo lidhje tregon se Toka është një sistem i ndërlidhur, ku ndryshimi i kores mund të shkaktojë pasoja të gjera në mjedis dhe klimë gjatë kohës.

Ndryshimi i stratigrafisë do të përfshijë: çarje dhe mikroçarje të shtresave, ndryshime në trashësinë dhe përbërjen e shtresave, deformime të terrenit dhe relievit, ndryshime në rrjedhën e lumenjve dhe liqeneve, ngritje ose ulje të terreneve që ndryshon klimën lokale dhe reshjet, rritje të riskut sizmik dhe shembjeve massive, ndryshime të bilancit të gazrave atmosferikë dhe, për pasojë, të klimës globale

Ndikimet mjedisore në  shpërndarjen e masës brenda Tokës dhe mbi sipërfaqe në tri fusha:

1. Minierat – eksploatimi i mineraleve metalore jometalore dhe energjetike (Miniera dhe Shfrytëzimi i Lëndëve Djegëse Fosile), një fenomen gjeodinamik ku aktivitetet njerëzore ndryshojnë strukturën dhe qëndrueshmërinë e tokës; Pjesa e lartë e maleve – rrëfshimi;

Pjesa e poshtme e maleve – gropimi nga eksploatimi i mineraleve

2. Ndërtimi i qyteteve me ndërtime te larta në shtresat sipërfaqësore, (ndërtime te maleve betonarme në zonat e buta dhe infrastruktura);

3. Ndërtimi i Digave në zonat tektonike apo mbi shkëputjet tektonike

Aktivitetet njerëzore, veçanërisht nxjerrja e burimeve në shkallë të gjerë dhe modifikimi i tokës, po ndikojnë ndjeshëm në koren e Tokës. Ndryshimi i arkitekturës së kores se tokës i ndërtuar  me miliona vite nga proceset natyrore dhe gjeodinamike, (tektonikës topografisë, stratigrafisë, gjeologjisë,) ndryshime që po  intensifikohen  çdo dite e me shumë është duke u krijuar një epoke “Antropocen” – një epokë e re gjeologjike e formësuar nga njerëzimi.

Veprimtaria nga aktivitetet njerëzore, veçanërisht nxjerrja e burimeve  eksploatimi i mineraleve metalore jometalore dhe energjetike, ndërtimet e larta (krijimi i maleve betonarme mbi zonat e tokave te buta), ndërtimi i Digave për liqene artificiale në shkallë të gjerë dhe modifikimi i tokës, po ndikojnë ndjeshëm në koren e Tokës duke shkaktuar aktivitet sizmik, erozion të tokës, rreshqitje rrjedhje, shembje dhe ndryshimin formacioneve gjeologjike.

Marrë parasysh që korja kontinentale  e Tokës është mesatarisht 25 deri në 70 km e thellë (dhe kjo nuk përfshin thellësinë e litosferës mbi të cilën korja kalon rrymat e mantelit), dhe minierat më të thella në botë janë pak më shumë se 4 km të thella, kjo është rreth një e njëzetë deri në një të shtatën e trashësisë së kores.

Trashësia e kores së Tokës ndryshon ndjeshëm, me koren oqeanike që është më e hollë, zakonisht 2-10 km, dhe koren kontinentale që është shumë më e trashë, duke filluar nga 25 deri në 70 km. Disa zona të kores kontinentale, veçanërisht nën vargmalet si Himalajet, mund të jenë edhe më të trasha, duke arritur deri në 70 km.

1. MINIERAT – EKSPLOATIMI I MINERALEVE METALORE JOMETALORE DHE ENERGJETIKE, NJË FENOMEN GJEODINAMIK KU AKTIVITETET NJERËZORE NDRYSHOJNË STRUKTURËN DHE QËNDRUESHMËRINË E TOKËS; PJESA E LARTË E MALEVE – RRËFSHIMI; PJESA E POSHTME E MALEVE – GROPIMI NGA EKSPLOATIMI I MINERALEVE

Ndikimi i përgjithshëm njerëzor është kompleks dhe ende në zhvillim e sipër. Megjithëse ndikimi në proceset gjeologjike sipërfaqësore është i thellë. Ndërsa kërkimet vazhdojnë të rafinojnë kuptimin tonë për këto ndërveprime, potenciali për pasoja gjeologjike afatgjata bëhet i qartë.

Kjo ndodh kur shtresat e sipërme të maleve shpërbëhen dhe rrëshqasin poshtë për shkak të erozionit, reshjeve, apo aktivitetit njerëzor. Ky proces pakëson masën e maleve në pjesën e sipërme dhe ndryshon shpërndarjen e masës në tokë.

Pjesa e poshtme e maleve – gropimi nga eksploatimi i mineraleve:Kur nxirren minerale ose bëhen miniera, toka në bazë të maleve zbrazet. Kjo krijon boshllëqe, çarje dhe dobësi në strukturën e kores së tokës. Heqja e sasive të mëdha të materialeve (si mineralet ose lëndët djegëse fosile) nga nëntoka ndryshon shpërndarjen e masës brenda Tokës.

Me minierat dhe gërmimet e vazhdueshme në të gjithë botën duke u thelluar gjithnjë e më shumë, do ta komprometojë strukturën e tokës në të ardhmen dhe do të ndikojë në gravitetin dhe rrotullimin.

Heqja apo eksploatimi mineraleve jo metalore dhe metalore nga zonat me formacione gjeologjike shkëmb pra rrafshimi i maleve dhe anenë tjetër ndërtimi i maleve betonarme me materialin e përpunuara ne zonat me formacione gjeologjike te buta si dhe  mbushja e  ultësirave me akumulime te ujit duke  krijuar  liqene artificiale  janë duke  krijuar një disbalancë të kores se tokës dhe në ndryshimin shpërndarjen e masës brenda Tokës.

Miniera dhe përpunimi i mineraleve na ofrojnë blloqet ndërtuese të nevojshme për të formuar pjesën më të madhe të infrastrukturës së nevojshme për të mbështetur shoqëritë moderne. Megjithatë, procesi i minierave mbetet intensiv dhe pushtues, dhe operacionet shpesh lënë ndikime të mëdha mjedisore në mjedisin lokal, si dhe implikime më të gjera për shëndetin mjedisor të planetit.

Ndryshimi i Rrjedhjes së Ujërave Nëntokësore:

Në disa raste, minierat dhe nxjerrja e naftës/gazit mund të prishin modelet natyrore të rrjedhjes së ujërave nëntokësore, duke çuar në ndryshime në presionin nëntokësor dhe duke ndikuar potencialisht në stabilitetin e tokës sipër.

Këto aktivitete mund të shkaktojnë tërmete të vogla, veçanërisht në rajonet me vija ekzistuese të çarjeve. Kjo ndodh, sepse heqja e materialit mund të ndryshojë modelet e dridhjes brenda kores së Tokës, duke shkaktuar potencialisht ngjarje sizmike  dhe rezulton me prishjen e stabilitetit dhe shpërndarjes në drejtime të ndryshme të shtresëzimit te dherave.

Një tjetër problem kyç mjedisor që lidhet me projektet e minierave është ndryshimi i përdorimit të tokës që ndodh, jo vetëm nga shpimi dhe gërmimi i minierave të hapura, por edhe ndryshimet që ndodhin si rezultat i zhvillimit të infrastrukturës përreth. Infrastruktura e krijuar nga operacionet e minierave në zonat rurale të largëta dhe të paprekura mund të çojë në përmirësimin e qasjes në këto rajone, por mund të rezultojë në shqetësime të mëtejshme të shkaktuara nga njeriu në sistemet ekologjike lokale.

2.  NDËRTIMI I QYTETEVE ( NDËRTIME TE MALEVE BETONARME NË ZONAT E BUTA)  ME NDËRTIME TË LARTA NË SHTRESAT   E  BUTA SIPËRFAQËSORE, (NDËRTESAT DHE INFRASTRUKTURA);

Le të ndaj një fakt në lidhje me industrinë e ndërtimit – Ndërtimi është një industri globale në lulëzim. Deri ne vitin 2100,  sipas intensitetit te ndërtimeve bota ka të ngjarë të ndërtojë pothuajse 10 trilion metra katrorë zhvillime të reja, ekuivalente me shtimin e një Barcelone apo  Parisi tjetër në planet çdo javë.

Po ti marrim qytetet me ndërtime te larta mesatare me mbi 200 metra lartësi kapin shifrën mesatare ne bote afër 500  qytete,  atëherë rezulton me nje statistikë me vlera mesatare km3 

Sipas madhësisë së popullsisë

Megaqytetet (mbi 10 milionë): Deri në vitin 2025 ka 37 megaqytete. Parashikimet vlerësojnë se ky numër do të rritet në 43 deri në vitin 2030.

Qytetet me 5 deri në 10 milionë: Në vitin 2018, kishte 48 qytete në këtë diapazon. Deri në vitin 2030, ky numër parashikohet të jetë 66.

Qytetet me 1 milion ose më shumë: Në vitin 2018, kishte 548 qytete me të paktën 1 milion banorë, dhe kjo shifër parashikohet të rritet në 706 deri në vitin 2030.

Ndryshimi i Ngarkesës Sipërfaqësore:

Projektet e ndërtimit në shkallë të gjerë si digat dhe rrokaqiejtë mund të ndryshojnë shpërndarjen e peshës në sipërfaqen e Tokës. Kjo mund të krijojë ndryshime lokale në dridhje dhe tendosje brenda kores, duke ndikuar potencialisht në aktivitetin sizmik dhe rrjedhën e ujërave nëntokësore.

Ndryshimi i Modeleve të Kullimit:

Ndërtimi mund të prishë modelet natyrore të kullimit, duke çuar në ndryshime në rrjedhjen sipërfaqësore dhe rimbushjen e ujërave nëntokësore. Kjo mund të ndikojë në nivelet e ujit në akuifere dhe potencialisht të ndryshojë stabilitetin e tokës.

Urbanizimi, shpyllëzimi dhe ndryshime të tjera në përdorimin e tokës mund të ndryshojnë (reflektivitetin) e Tokës dhe thithjen e nxehtësisë, duke ndikuar potencialisht në modelet klimatike lokale dhe rajonale, të cilat mund të kenë efekte kaskaduese në sistemin e Tokës.

Dendësia e popullsisë shpesh korrespondon me shpërndarjen e rreziqevenatyrore, me zonat me popullsi të dendur që përballen me ekspozim më të lartë ndaj rrezikut.

Marrëdhënia midis dendësisë së popullsisë dhe shpërndarjes së këtyre rreziqeve është komplekse dhe shumëplanëshe.

Dendësia e lartë e popullsisë mund të përkeqësojë ndikimin e rreziqeve natyrore. Në zonat urbane të mbushura me njerëz, mjedisi i gjerë i ndërtuar dhe infrastruktura mund të pësojnë dëme të konsiderueshme gjatë një ngjarjeje rreziku, duke çuar në humbje të larta ekonomike dhe potencialisht në një numër të madh viktimash. Për më tepër, dendësia e lartë e popullsisë mund të pengojë përpjekjet e evakuimit dhe reagimin ndaj emergjencave, duke rritur cenueshmërinë e popullsisë.

Për më tepër, ndikimi i rreziqeve gjeofizike ndikohet gjithashtu nga faktorë të tillë si standardet e ndërtimit, masat e përgatitjes dhe qëndrueshmëria e komunitetit.

3. NDËRTIMI I DIGAVE NË ZONAT TEKTONIKE APO MBI SHKËPUTJET TEKTONIKE

Ndërtimi i digave dhe krijimi i liqeneve artificiale në zona tektonike ose mbi shkëputje aktive përfaqëson një ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe me ndikim të thellë në sistemin natyror të Tokës. Mbushja e ultësirave me akumulime të mëdha uji sjell një rishpërndarje të konsiderueshme të masës, e cila prish ekuilibrin mekanik të kores së tokës dhe krijon disbalanca lokale.

Këto disbalanca shoqërohen me deformime elastike dhe izostatike të kores, si dhe me ndryshime të regjimit të stresit tektonik. Si pasojë, rritet probabiliteti i aktivizimit të strukturave gjeologjike ekzistuese, përfshirë thyerjet dhe zonat e dobësisë strukturore, duke favorizuar shfaqjen e aktivitetit sizmik të induktuar.

Liqenet artificiale përbëjnë një faktor të rëndësishëm antropogjen në ndërveprimin Tokë–atmosferë–hidrosferë. Analiza e 12–15 liqeneve artificiale më të mëdha në botë, me vëllim uji shumë të madh (61–180 km³), tregon se akumulimi masiv i ujit shkakton ndryshime të ndjeshme jo vetëm gjeodinamike, por edhe hidrologjike dhe klimatike në shkallë rajonale.

Presioni i lartë i ushtruar nga masa e ujit mbi koren e Tokës rrit levëzjet tektonike dhe kontribuon në intensifikimin e sizmicitetit të induktuar. Njëkohësisht, ky presion shkakton çarje dhe mikroçarje në shkëmbinj, duke ndryshuar vetitë e tyre fizike dhe hidraulike. Këto procese ndikojnë drejtpërdrejt në drejtimin, shpejtësinë dhe qarkullimin e ujërave nëntokësore, me pasoja në bilancin hidrologjik dhe në stabilitetin gjeologjik të zonës.

Në përfundim, liqenet artificiale me vëllime shumë të mëdha uji nuk duhen trajtuar vetëm si struktura inxhinierike për shfrytëzim energjetik apo furnizim me ujë, por si faktorë aktivë që ndikojnë në dinamikën gjeodinamike, hidrologjike dhe klimatike. Kjo kërkon një qasje të integruar shkencore dhe planifikim të kujdesshëm, për të balancuar përfitimet socio-ekonomike me rreziqet mjedisore dhe klimatike afatgjata.

Të ngjashme