​Juventusi i kthehet garës për Marcelon

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është duke tentuar përsëri ta transferojë mbrojtësit e krahut të majtë të Real Madridit, Marcelon. Italianët dëshirojnë që ta marrin në skuadër brazilianin gjatë afatit kalimtar të verës, një vit pas tentimit të parë.

Sipas SportItalias, Juventusi kishte bërë ofertë për Marcelon edhe vitin e kaluar, mirëpo drejtuesit italianë nuk kishin arritur marrëveshje me drejtuesit e Real Madridit. Por, braziliani ende dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Gazetari Alfredo Pedaulla pretendon se Marcelo ka qenë njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga Juventusi tash e një kohë të gjatë dhe italianët tani do ta bëjnë një ofertë që pritet ta bindë Real Madridin.

30-vjeçari i ka bërë mbi 450 paraqitje për “Los Blancos” që kur u transferua në Madrid nga Fluminese, në vitin 2007. Ai i ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve gjatë kësaj kohe, bashkë me Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, braziliani e ka humbur vendin në formacionin e parë të Santiago Solarit, pasi që trajneri argjentinas po e preferon të riun Sergio Reguilon më shumë sesa Marcelon. Për këtë arsye, ai është duke mbajtur bisedime me drejtuesin e Real Madridit, Jose Angel Sanchezin, për të ardhmen e tij.

Ky lajm vjen pasi agjenti i Nicolas Tagliaficos pretendoi se Real Madridi kishte shprehur interesim për klientin e tij, pasi që Marcelon do ta shisnin në Juventus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme