​Zidane, para 284 ditëve: Real Madridi më ka dhënë gjithçka dhe mund të shihemi më vonë

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Saktësisht 284 ditë pasi i tha lamtumirë Real Madridit, Zinedine Zidane është zyrtarizuar si trajneri i ri i “Los Blancos”, duke e zëvendësuar Santiago Solarin.

Para se të largohej nga klubi madrilen, në maj të vitit të kaluar, francezi kishte lënë të kuptohet se ai mund të kthehet në Madrid, si dhe i kishte dërguar disa mesazhe për tifozët e klubit.

“Ky ekip duhet të vazhdojë të fitore dhe ka nevojë për ndryshim. Pas tre vjetëve, ata kanë nevojë një fjalim tjetër, një metodë tjetër të punës dhe për këtë arsye e mora këtë vendim”, kishte thënë Zidane.

“Nuk e mora vendimin vetëm sa për ta bërë, por mendova gjerë e gjatë për këtë. E dashuroj shumë këtë klub dhe presidenti ma ka dhënë mundësinë të kthehem në Real Madrid dhe do të jem mirënjohës ndaj tij për të gjithë jetën”.

“Kjo mund të jetë një ‘shihemi më vonë’ sepse Madridi më ka dhënë gjithçka. Tani ndihem mirë dhe ju nuk duhet të jeni të mërzitur. Unë nuk i harroj momentet e vështira. Ne e përfunduam sezonin për mrekulli, duke e fituar titullin e Ligës së Kampionëve, por ka momente të komplikuara dhe kjo të detyron të reflektosh”.

“Unë mund ta kem gabim ose mund të ketë njerëz që kanë mendim të ndryshëm nga unë, por unë ndiej qartësisht se ne do të vazhdojmë të fitojmë. Nuk do të bëhem trajner i ndonjë ekipi tjetër”.

“Ndoshta nuk e kisha menduar mjaftueshëm mirë në shkurt, kur thashë se do të vazhdoja këtu. E thashë, por diçka tjetër më shkoi në mendje. Nuk jam i lodhur nga detyra e të qenit trajner, por ky është momenti i duhur për mua”.

“Momenti më i mirë si trajner ishte triumfi në La Liga dhe për mua, ky ishte kulmi im. Momenti më i keq ishte kur humbëm kundër Leganes, në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit”.

“Ky është një vendim për të mirën time, si dhe për të mirën e stafit. Mendoj se ndryshimi është i nevojshëm për të vazhduar me fitore. Lojtarët nuk kanë të bëjnë asgjë me vendimin tim”.

“Këtë vit i kam ndjenjat e qarta. Unë jam fituesit dhe nëse ndiej se nuk do të fitoj, duhet ta bëj një ndryshim dhe po largohem. A do të kisha vazhduar nëse s’do ta kisha fituar titullin e Ligës së Kampionëve? Nuk e di, ndoshta”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme